Nuk jeni prekur kurrë nga Covid-19? Zbulohet më në fund misteri
Virusi që gjunjëzoi botën, Covid-19 vijon ende të jetë aktiv. Edhe pse virusin qarkullon që prej vitit 2019, ende sot ka njerëz që nuk janë prekur. Pse ndodh kjo mbetet mister, por shkencëtarët kanë filluar të gjejnë disa të dhëna.
“Në studimet tona të mëparshme me viruse të tjera, ne kemi parë përgjigje të hershme imune në hundë që lidhen me rezistencën ndaj infeksionit”,-tha profesor Christopher Chiu në Imperial College London, i cili po udhëheq një studim në këtë fushë.
”Së bashku, këto të dhëna nënkuptojnë se ekziston një luftë midis virusit dhe pritësit, e cila te pjesëmarrësit tanë ‘të painfektuar’ rezulton në parandalimin e përhapjes së infeksionit”.
Disa njerëz mund ta “bllokojnë” virusin gjatë fazave më të hershme të infeksionit, përpara se ai të krijojë një bazë të duhur për të shfaqur simptoma.
Qelizat T që lidhen me kujtesën për infeksionet e mëparshme, ato që janë përgjegjëse për ftohjet e zakonshme, reaguan ndaj virusit të ri dhe i mbrojtën këta njerëz nga Covid-19. Një pjesë e vogël e njerëzve madje mund të jenë gjenetikisht rezistentë ndaj Covid-19.