Nuk ndalet Angela Merkel: Dua mandatin e katërt!

Gruaja më e fuqishme e Europës dhe ndër më të pushtetshmet e planetit nuk ka ndër mend të dorëzohet dhe të humbë pushtetin që mban. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas revistës Spiegel, ka vendosur të kandidojë sërish në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 për të marrë një mandat të katërt.

Vendimi duket se është marrë gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU, Peter Tauber.

Në takim është vendosur se kush do jetë përgjegjës për fushatën që nis pas një viti e gjysmë.

Ndërkohë Merkel ka diskutuar para pak javësh edhe me shefin e CSU, Horst Seehofer.

Sipas Spiegel, ky i fundit shpreson se Unioni do kapë shumicën absolute në zgjedhje.

Megjithatë Merkel është shprehur skeptike.

Në fillim të vitit 2016, Merkel do bëjë të ditur publikisht vendimin e saj për ri-kandidimin.

SHKARKO APP