Nuk ndodhte që prej janarit! Britania e Madhe regjistron 26 mijë raste të reja me Covid-19 me variantin Delta në 24 orë

Në Britaninë e Madhe regjistrohen rreth 27 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, 99% e të cilave me variantit indian, Delta.

Nga 900 mijë tamponë të kryer, 26.068 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Një shifër e tillë nuk regjistrohej që prej muajit janar.

Ndërkohë efekti i vaksinave në popullatë, me administrimin e dozave të para në 85% të popullsisë së rritur, ka ngadalësuar shtrimet në spitale dhe vdekjet. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe që prej muajit shtator do të fillojë doza e tretë. Doza e tretë do t’u jepet të gjithë personave mbi 50 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?