Nuk respektoi karantinimin, policia dhunë barbare të riut (VIDEO)
Rregullat ndaj pandemisë së Covid-19 duhet që të respektohet me rreptësi nga të gjithë. Si në Shqipëri, edhe në Spanjë ka të pabindur. Dy policë spanjollë në Girona janë pezulluar pasi kanë dhunuar një person i cili nuk po respektonte karantinimin. Në një video shihen dy efektivët që dhunojnë barbarisht një djalë të ri me ngjyrë, ndërkohë që familjarët e tij përpiqen që të ndërhyjnë. Sindikatat mbrojnë policët duke thënë se pamjet janë të nxjerra nga konteksti dhe se djali kishte një urdhër-arresti për një arsye tjetër.