Numri i vdekjeve në Itali vërteton studimin e bërë: Virusi vret në një mesatare…

Numri i të prekurve me Koronavirus në Itali ka kapur shifra të frikshme.

Brenda 24 orëve Italia ka shënuar 368 viktima dhe numri i të infektuarve nga pandemia ka shkuar në mbi 24 mijë.

Të dhënat zyrtare të informuar sot nga Zyra e Mbrojtjes Civile tregojnë se në total nga COVID-19 kanë ndërruar jetë 1809 persona.

Numri i personave të shëruar është 2335, ndërsa nga personat e prekur mbi 1000 janë në terapi intensive.

Dita e stome ka shënuar viktimat e para dhe në dy rajonet jugore italiane; 2 viktima në Sardenjë e viktima e parë në Calabria.

Numri i vdekjeve në Itali vërteton studimin e bërë nga studiuesit kinezë ku thonë se virusi vret në një mesatare prej 18.5 ditësh.

Më 27 shkurt në Itali kishte 17 të vdekur dhe

650 të infektuar.

Ndërkohë, në vendin tonë që nga dita e parë e përhapjes, janë regjistruar 42 raste me Koronavirus dhe 1 viktimë.

SHKARKO APP