FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Nxehet” Mesdheu, Putini kërcënon anijet amerikane me destrojerin modern

Mesdheu është “nxehur” ndjeshëm pas sulmit të ushtrisë amerikane me 59 raketa “tomahawk” ndaj bazës ajrore të ushtrisë së Asadit në Siri, nga ku mendohet se u nis sulmi me armë kimike ndaj civilëve pak ditë më parë.

Me urdhës të Presidentit Putin, destrojeri Admiral Grigorovich është kthyer nga lundrimi i saj për detin e zi duke u pozicionuar mes anijeve amerikane “USS Ross” dhe “USS Porter” dhe bregut në drejtim të Sirisë për të parandaluar një sulm tjetër të tyre ndaj ushtrisë së Asadit, shkruan Albeu.com.

Anija ruse është e pajisur me raketa anti-raketë duke kërcënuar kështu se do të godasë çdo raketë të lëshuar nga destrojerët amerikanë në drejtim të Sirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë paradites së sotme, autoritete ushtarake ruse deklaruan se do të ndihmonin me sisteme anti-ajrore ushtrinë siriane pas sulmit të sotëm nga SHBA-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?