Nxirrnin sekretet brenda izolimit të Wuhan, zhduken mistershëm dy gazetarët

Në kohën kur bilanci i koronavirusit të ri u rëndua sërish, e këtë radhë në mesin e vdekjeve renditen dhe ato të 6 mjekëve, nga Wuhani mbërrin lajmi i zhdukjes së dy gazetarëve, të cilët po përpiqeshin, siç thoshin, të tregonin të vërtetën mbi atë që po ndodhte në qytetin e kthyer në epiqendrën e shpërthimit epidemik.

Fang Bin dhe Chen Qiushi ishin të vendosur të përcillnin çdo gjë që zbulonin për krizën, ndaj hidhnin online video, publikonin foto e shpërndanin histori nga qyteti i shndërruar në një karantinë gjigande e i izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Por të dy ata janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe në kanalet e tyre online nuk përcillet më asgjë.

Videot e tij të para për virusin, Fang Bin i kishte postuar në 25 janar në Youtube, i cili është i ndaluar në Kinë, por i aksesueshëm përmes kanalave private virtuale VPN. OBSH sakaq pretendon se rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës.

Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ishte. Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet gjithashtu se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh as në ashpërsinë e koronavirusit.

SHKARKO APP