Obama bashkohet me Putin kundër ISIS

 

Këshilli i Sigurisë së OKB­së u tregua i bashkuar në luftën kundër ISIS dhe i hapi rrugën unanimitetit në luftën ndaj xhihadistëve. OKB vendosi dje të merren sanksione të rënda ndaj çdo shteti që financon ISIS direkt apo indirekt. Dokumenti i përpunuar bashkarisht nga SHBA dhe Rusia ka si synim të godasë financat e Kalifatit. Siç deklaroi kreu i OKB Ban Ki Moon, “terroristët kanë ngritur një perandori multimilionare dhe synimi i OKB është ta godasin”.

Është marrëveshja e parë mes dy superfuqive SHBA dhe Rusisë. Por edhe një goditje për Turqinë. Ajo prej kohësh akuzohet se ndihmon ISIS. Nëse një gjë e tillë vërtetohet, atëherë Turqia do të jetë nën shënjestrën e OKB. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?