Obama – Britanisë së Madhe: Mos u largoni nga BE’ja

 

Presidenti amerikan, Barack Obama, në një intervistë në BBC ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se do të humbas influencën nëse ajo largohen nga Bashkimi Europian. Obama vazhdoi duke thënë se "BE e ka bërë botën më të sigurt dhe më të begatë".

"Duke qenë Britania e Madhe në BE, neve na jep më shumë besim në lidhje me fuqinë e bashkimit transatlantik, një gurë themel i institucioneve të ndërtuara pas luftës së Dytë Botërore që e ka bërë botën më të sigurt. Ne duam të sigurohem që ata të vazhdojnë në BE", vazhdoi presidenti Obama, shkruan The Guardian.

Këto komente të Obamës do të mirëpriten në Downing Street, ku Kryeministri David Cameron synon të udhëheqë fushatën e referendumin për Britaninë që të mbetet në BE, transmeton Express.

Në intervistë, Obama shtoi se Britania është partneri më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të gatishmërisë së këtij shteti për projektin e një botë të sigurt

SHKARKO APP