Obama: Çfarë ndodh në BE ka pasoja në gjithë globin

Barack Obama sot deklaroi se Bashkimi Europian është një nga “arritjet më të mëdha të kohëve moderne” si dhe vazhdoi fushatë e tij kundër Brexit. Duke folur në Gjermani, Presidenti amerikan vlerësoi BE për dhënien fund të luftës në Europë.

Ai pretendoi se “Bota e tërë ka nevojë për një Europë të Bashkuar”. Ndërhyrjet e përsëritura të Obamës në referendum kanë zemëruar aktivistët që duan që vendi të dalë nga BE-ja më 23 qershor.

Në një fjalim në një panair tregtar Obama tha se: “Shtetet e Bashkuara dhe gjithë bota ka nevojë për një Europë të fortë dhe të begatë, demokratike dhe të bashkuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Obama vlerësoi vendimin e Merkel për të mirëpritur emigrantët dhe refugjatët. Ai tha: “Ne nuk mund ti kthejmë shpinën qenieve njerëzore që janë këtu dhe kanë nevojë për ndihmën tonë tani”. “Çfarë ndodh në këtë kontinent ka pasoja për njerëzit rreth e rrotull globit”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?