Obama dhe Putin, pajtohen

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, janë pajtuar sot gjatë një bisede telefonike, për forcimin e armëpushimit në Siri, ka njoftuar Kremlini.

“Dy presidentët diskutuan me hollësi situatën në Siri duke konfirmuar sidomos vëmendjen e tyre për forcimin e armëpushimit në vend, frut i një nisme ruso-amerikane, si edhe hyrjen në vend të ndihmës humanitare”, ka thënë Kremlini, përmes një komunikate zyrtare.

Prej ditësh ka pasur disa fërkime mes këtyre dy superfuqive botërore, pasi disa aeroplanë rusë kanë kaluar pranë një luftanije amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?