Obama ironizon Republikanët: Nuk dinë të përdorin TV, jo më të maten me Putin

 

Është një betejë e vazhdueshme që sa vjen e bëhet më intensive ajo midis kampit Republikan dhe Barak Obamës.

Republikanët kanë muaj të tërë që kritikojnë politikën e jashtme të Obamës dhe akuzojnë Shtëpinë e Bardhë se ka ulur prestigjin e SHBA-së në arenën ndërkombëtare.

Janë të shumtë kandidatët republikanë që sulmojnë Obamën për të fituar edhe disa pikë më shumë në fushatën e tyre për garën presidenciale.

Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e presidentit ndaj tgyre.

Gjatë një takimi në Nju Jork Obama ka zgjedhur ironinë për t’iu përgjigjur republikanëve.

“Ata nuk janë në gjendje të menaxhojnë daljet televizive dhe të përshtaten me pyetjet, mund të presësh që ata të përballen me Putinin?!”, tha Obama.

“Nëse në Shtëpinë e Bardhë do të vijë ndonjë republikan vitin e ardhshëm atëherë besoj se Kina dhe Rusia nuk do të jenë më të shqetësuara për SHBA-në”, ironizoi Obama.

SHKARKO APP