Obama kritikon Trump për deklaratat mbi autizmin: Dhunë ndaj së vërtetës

Ish-Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka kritikuar ashpër administratën e Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar se po përhap informacione të rreme dhe të rrezikshme lidhur me një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe autizmit.

”Kemi spektaklin e pasardhësit tim në Zyrën Ovale duke bërë pretendime të gjera për disa barna dhe autizmin, që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga komuniteti shkencor”,-tha Obama. Ai shtoi se deklarata të tilla mund të shkaktojnë panik të panevojshëm tek prindërit e fëmijëve me autizëm dhe gratë shtatzëna, duke theksuar se rritja e rasteve me autizëm shpesh lidhet me përmirësimin e diagnostikimit dhe zgjerimin e kritereve.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të forta nga mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik në SHBA dhe në vende të tjera, të cilët i kanë quajtur pretendimet “të pabazuara në prova shkencore”. Obama përfundoi duke theksuar rëndësinë e mbështetjes te shkenca dhe faktet, edhe kur ato mund të jenë të pakëndshme. ”Është e rëndësishme për ata që besojnë në të vërtetën dhe në shkencën, ta ndjekin të vërtetën, edhe kur ajo është e papërshtatshme për ne”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?