Obama mbërrin në Kenia, darkë me familjen
Presidenti amerikan, Barak Obama, mbërriti në Kenia, vendlindjen e babait të tij, në një vizitë që cilësohet historike për vendin afrikan, që e konsideron si djalin e tij.
Menjëherë pas një takimi të shkurtër me Presidentin e vendit, Uhuru Kenjata në Nairobi, Obama zgjodhi të kalonte natën e parë në tokën e paraardhësve të tij, duke darkuar me familjarët.
Përveç gjyshes, Sarah, që në fakt është njerka që ka rritur babain e tij, Barak Sr, Obama u takua edhe me të motrën, Auma Obama, si dhe familjarët e tjerë, në restorantin e hotelit ku edhe do të qendrojë përgjatë ditëve që do të kalojë në Kenia.
Origjinia keniane e Obamës ka tërhequr edhe më tepër vëmendjen në këtë udhëtim të tij në Afrikë, që pritet të fokusohet më së shumti në çështjet ekonomike dhe ato të kundër terrorizmit.
Kenia është një aleat i vyer i perëndimit në luftën kundër grupimit ekstremist somalez, Al Shabab.
Vizita e tij në vendlinjen e të atit nuk ishte e mundur të bëhej më parë për shkak se presidenti Kenjata akuzohej nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit, akuza të cilat tashmë kanë rënë