Obama në Malajzi nën masa të jashtëzakonshme sigurie

Ja njëri ndër bizneset më fitimprurëse sot! Presidenti amerikan, Barack Obama ka mbërritur këtë të premte në Malajzi, ku do të zhvillojë turin e fundit të një serie takimesh dhe samitesh me synimin për të ribalancuar marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Azisë, si dhe në një sfidë të hapur ndaj qëndrimit të ashpër të Kinës në këtë rajon.

Masat e sigurisë kanë qenë tejet të forta, përtej të zakonshmes, në kryeqytetin malajzian për shkak se policia ka njoftuar për raporte të pakonfirmuara mbi “një kërcënim të pashmangshëm terrorist”, pas sulmeve të Parisit të javës së kaluar dhe pas rrëzimit të avionit rus mbi Egjipt nga militantët e Shtetit Islamik.

Obama do t’u bashkohet udhëheqësve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), prej 10 anëtarësh, me të cilët do të zhvillojë një samit gjatë fundjavës. Krerët e 7 vendeve të tjera me partneritet të ngushtë me njëri-tjetrin; Australia, Kina, India, Japonia, Zelanda e Re, Rusia dhe Korea e Jugut; do të zhvillojnë gjithashtu një seri takimesh duke nisur nga e shtuna.

Të paktën 2000 oficerë ushtarakë janë stacionuar pranë pikave strategjike në Kuala Lumpur dhe rreth 2500 të tjerë janë në gatishmëri, bëri të ditur shefi i Forcave të Armatosura, Zulkifeli Mohd Zin. Obama dhe shumica e udhëheqësve të tjerë vijnë nga samiti i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) të zhvilluar në Manila, ku Presidenti amerikan u përpoq “ta kalonte topin” sërish nga Kina në lidhje me pretendimet territoriale të saj në zonat e debatueshme të detit të Kinës Jugore.

Si takimi i APEC-ut, edhe samiti i ASEAN fokusohen kryesisht në çështje ekonomike, por këto dy të fundit janë karakterizuar edhe nga përpjekjet globale për të luftuar Shtetin Islamik, pas sulmeve në Paris që lanë të paktën 129 viktima.

 

SHKARKO APP