Obama: Po shkoj në Kubë, të hap një kapitull të ri
Presidenti amerikan, Barak Obama vlerësoi sot se vizita e parashikuar e tij në mars në Kubë do të shërbejë për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis regjimit komunist, si mënyra më e mirë sipas tij, në promovimin e interesave të SHBA-ve.
“Përshëndetje mbarë bota. Këtë javë, zyrtarisht ju njoftojmë për udhëtimin në Kubë”, deklaroi presidenti amerikan në një intervistë dhënë në radio.
Njoftimi i këtij udhëtimi është rrjedhojë e një vendimi për të nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet me popullin e Kubës.
“Besoj se kjo është mënyra më e mirë në promovimin e interesave dhe vlerave amerikane, si mjeti më i mirë për të ndihmuar popullin kuban në përmirësimin e kushteve të jetesës, për normalizimin e marrëdhënieve midis qeverive tona dhe zgjerimit të kontakteve midis dy kombeve”, tha presidenti amerikan.
KOHA JONË SONDAZH

