Obama: Trump nuk merr vesh nga politika e jashtme
Presidenti Barack Obama tha se sugjerimi Donald Trump që Japonia dhe Koreja e Jugut duhet të konsiderojnë mundësinë e pajisjes me armë bërthamore, tregon mungesën e të kuptuarit në lidhje me politikën e jashtme dhe botën në përgjithësi.
Njeriu që ka bërë deklaratat, nuk di shumë për politikën e jashtme apo politikën bërthamore ose Gadishullin Korean apo të botës në përgjithësi“, tha Obama në një konferencë shtypi në përfundim të Samitit të Sigurisë Bërthamore.
Obama e përshkroi ombrellën bërthamore të SH.B.A.-së për Japoninë dhe Korenë e Jugut, në vend të arsenalit të tyre, si “një nga gurët e themelit të pranisë sonë në Azi dhe Paqësor”, e cila ka siguruar paqen dhe prosperitetin.
Nuk duam në zyrën ovale një njeri që nuk i kupton këto”, tha Obama.
KOHA JONË SONDAZH

