Obama thirrje britanikëve: Qëndroni në Bashkimin Evropian

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje britanikëve të qëndrojnë në Bashkimin Evropian për të kontribuuar në luftën e madhe ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Obama mbërriti mbrëmë pas mesnate në Londër pas përfundimit të vizitës në Arabinë Saudite.

Këto komente, presidenti amerikan i bëri për gazetën Daily Telegraph publikuar menjëherë pas ai mbërriti në Londër për një vizitë zyrtare, e cila  synon bindjen e britanikëve që të mos votojnë për të lënë bllokun 28-vendesh në referendumin e 23 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse ne të gjithë e çmojmë sovranitetin tonë, kombet që ushtrojnë ndikimin e tyre në mënyrë më efektive janë kombet që e bëjnë atë nëpërmjet veprimit kolektiv që sfidat e sotme i diktojnë”, është shprehur ai, duke shtuar se ky lloj bashkëpunimi, duke filluar nga shkëmbimi i infomarmacioneve mes agjencive të inteligjencës së secilit vend kundër terrorizmit dhe deri tek marrëveshjet për të krijuar vende të reja pune dhe rritje ekonomike, do të jetë shumë më efektiv në qoftë se  shtrihet në të gjithë Evropën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debati qëndrimit apo jo i Britanisë në familjen evropiane ka ndezur një debat të madh në Britani, ku me afrimin e referendumit po rritet edhe presioni ndaj kryeministrit Cameron. Kreu aktual i bashkisë së Londrës Boris Jonson ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar i ka mbyllur hesapet me Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?