Obama, vizitë historike në Hiroshimë

Presidenti Barack Obama mbërriti sot në mëngjes në Hiroshima, që është vizita e parë e një presidenti në zyrë i Shteteve të Bashkuara, që qëndron në vendin ku është hedhur bomba e parë atomike në botë.

Pas samitit të grupit të shtatë fuqive ekonomike, i njohur me shkurtesën G7, në Japoni, zoti Obama do të vendos kurorë lulesh në monumentin ku flaka e përhershme i përkujton njerëzit e vrarë në Hiroshimë.

Zoti Obama do të shoqërohet nga personat që e mbijetuan sulmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Obama ka thënë se kjo vizitë paraqet nderim ndaj të gjithë atyre që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, por e ka përjashtuar mundësinë që të kërkoj falje për hedhjen e bombës.  Obama ka premtuar se do të promovojë një të ardhme më të mirë dhe një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë midis dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga shpërthimi nuklear në Hiroshima, 6 gusht të vitit 1945, humbën jetën më shumë se 140.000 persona, ndërkohë që vetëm dy ditë më pas amerikanët bombarduan Nagasakin, duke vrarë 74.000 të tjerë.

Këto sulme e detyruan Japoninë që të dorëzohej duke i dhënë fund edhe Luftës së Dytë Botërore.

Më herët, Hiroshima është vizituar nga ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter, por në kohën që ky i fundit e kishte përfunduar mandatin e tij. Vizita e Obamës është kundërshtuar nga protestues të shumtë, të cilët shprehen se ai nuk duhet t’a vizitojë zonën nëse nuk do të kërkojë falje për jetët e humbura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?