Objekte misterioze, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet e UFO-ve

Pentagoni ka publikuar një grup të ri dokumentesh të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), që përfshijnë 41 materiale, mes tyre video, imazhe dhe dokumente nga viti 1953 deri në 2026.

Ndër pamjet më të spikatura janë video të objekteve sferike të filmuara mbi Gjirin e Omanit, Lindjen e Mesme dhe Oqeanin Paqësor. Publikohen gjithashtu dokumente historike dhe dëshmi të pilotëve për drita të pazakonta të vëzhguara gjatë fluturimeve.

Tre imazhet e publikuara janë rindërtime artistike të bazuara në dëshmi dhe jo fotografi reale. Sipas Pentagonit, këto materiale nuk përbëjnë provë për origjinë jashtëtokësore, por janë pjesë e hetimeve mbi fenomene që ende nuk janë identifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?