Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 12:14 Trofeu i “Topit të Artë” vlen vetëm 3 mijë euro, por merr miliona nga sponsorët Fitimi i çmimit më prestigjioz individual në futboll nuk shoqërohet me një shpërblim të drejtpërdrejtë financiar. Megjithatë, trofeu mund t’i sjellë sulmuesit anglez përfitime…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

OBSH akuzohet për komplot me Italinë, për fshehje të dokumentit famëkeq lidhur me Covid-19

Bota E premte, 11 Dhjetor 2020 22:11
OBSH akuzohet për komplot me Italinë, për fshehje të dokumentit famëkeq lidhur me Covid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Organizata Botërore e Shëndetësisë, është akuzuar për komplot me Ministrinë e Shëndetësisë në Itali për të hequr një raport që zbulonte keqmenaxhimin e vendit në fillim të pandemisë së Covid-19, botimi i së cilës kishte për qëllim parandalimin e vdekjeve në të ardhmen. Italia ishte i pari vend në Europë që u përfshi nga pandemia.  Studimi me titull ”Një Sfidë e Paprecedentë: Përgjigja e Parë e Italisë ndaj Covid-19”, u botua në faqen e internetit të OBSH-së më 13 maj përpara se të fshihej ditën tjetër, siç u raportua për herë të parë nga Guardian në gusht. Raporti me 102 faqe tha se plani pandemik i Italisë nuk ishte përditësuar që nga viti 2006 dhe se, për shkak të papërgatitjes, përgjigjja fillestare nga spitalet ishte “e improvizuar dhe kaotike”.

Dokumenti dyshohet se u hoq me kërkesë të Ranieri Guerra, ndihmësdrejtori i përgjithshëm i OBSH-së për iniciativat strategjike. Guerra ka qenë drejtori i përgjithshëm për parandalimin e sëmundjeve në Ministrinë italiane të Shëndetësisë midis vitit 2014 dhe fundit të vitit 2017 dhe për këtë ishte përgjegjës për përditësimin e planit pandemik sipas udhëzimeve të reja të paraqitura nga OBSH dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

Para 49 minutash
Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Para 2 orësh
Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përb...

Para 2 orësh

Udhëzimet e vjetra janë një element thelbësor në hetimet paraprake që po kryhen nga prokurorët në Bergamo, provinca e Lombardisë e goditur më shumë gjatë valës së parë të pandemisë si neglizhencë e mundshme kriminale nga autoritetet. Vdekjet e lidhura me Covid në Itali tejkaluan 60,000 të dielën, numri më i lartë në Europën kontinentale. Hetuesit po përdorin një raport të përpiluar pas valës së parë nga një gjeneral i ushtrisë në pension, Pier Paolo Lunelli, i cili arriti në përfundimin se deri në 10 mijë vdekje mund të lidhen me mungesën e protokolleve të mjaftueshme anti-pandemike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Francesco Zambon pretendon se Guerra e kërcënoi atë me pushim nga puna nëse nuk modifikonte pjesën e tekstit që i referohet planit të vjetëruar. Ai tha se pavarësisht informimit të zyrtarëve të lartë të OBSH-së për kërcënimet dhe rreziqet, asnjë hetim i brendshëm nuk u krye. Në atë kohë, OBSH nuk shpjegoi pse raporti u hoq, por tha në një deklaratë javën e kaluar se “përmbante pasaktësi dhe mospërputhje”.

“Raporti nuk kritikoi qeverinë italiane, por theksoi kritikat me të cilat përballet menaxhimi i pandemisë, duke filluar nga premisa e planit të vjetër pandemik, i cili vetëm u rikonfirmua dhe nuk u përditësua në 2017”,-tha Zambon. ”Ekipi e kontrolloi plotësisht këtë dhe zbuloi se të gjitha planet që erdhën pas vitit 2006 u kopjuan dhe ngjitën, asnjë fjalë ose presje nuk u ndryshua në tekst”.

Ministria e Shëndetësisë në Itali mohoi çdo përfshirje. “Me sa dimë, ky nuk është një dokument zyrtar i OBSH-së dhe nuk është dërguar kurrë në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila për këtë arsye nuk e ka vlerësuar ose komentuar kurrë atë.” Nëse prokurorët në Bergamo zbulojnë se Italia nuk ka arritur të përditësojë planin e saj pandemik, atëherë të gjithë ministrat e Shëndetësisë dhe kryeministrat që nga viti 2013 rrezikojnë të shkojnë në gjyq.

Etiketat e lidhura

Covid-19italy
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset
Para 4 minutash

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës
Para 16 minutash

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Ernest Muçi vendos rekord me 3 asiste brenda një ndeshje në Turqi
Para 18 minutash

Ernest Muçi vendos rekord me 3 asiste brenda një ndeshje në Turqi

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore
Para 27 minutash

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 21 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 30 minutash

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 14 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.