OBSH aprovon vaksinën, i hapet rruga shpërndarjes

Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi aprovuar vaksinën e Pfizer/BioNTech për përdorim urgjent, duke i hapur rrugën shpërndarjes së saj në vendet në nevojë.

Kjo është e para vaksinë që i shtohet në Listën e Përdorimit të Emergjencave (EUL) të organizatës së Kombeve të Bashkuara. kjo lëvizje i lejon shteteve që ta shpejtojnë proceset e tyre të miratimit të vaksinës nga rregullatorët vendas, dhe I krijon mundësinë UNICEF-it e Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë ta dërgojë vaksinën aty ku nevojitet.

”Një hap mjaft pozitiv drejt sigurimit të qasjes globale tek vaksinat anti-Covid”, tha Dr. Mariângela Simão, zyrtare e lartë e OBSH-së për aksesin tek Barnat dhe Produktet e Shëndetit”. Është e një rëndësie jetike që të garantojmë furnizimin me vaksina anembanë botës dhe të ndalojmë pandeminë”, shtoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

OBSH-ja do t`i mbështesë gjithashtu vendet edhe përsa I takon kushteve të ruajtjes së vaksinës, pasi transporti i asaj të krijuar nga Pfizeri mund të përbëjë një sfidë me vete dhe pajisje të posacme ftohjeje sepse duhet ruajtur në minus 70 gradë Celsius.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?