OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës Covaxin të Indisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës anti-Covid të prodhuesit indian Bharat Biotech.

“Grupi Këshillimor Teknik ka deklaruar se vaksina Covaxin plotëson standardet e OBSH-së për mbrojtjen kundër Covid-19, dhe se përfitimi i vaksinës tejkalon  rreziqet”, tha OBSH në një postim në Twitter.

Grupi këshillues i OBSH-së pritej të merrte një vendim për vaksinën e njohur si Covaxin javën e kaluar, por kërkoi të dhëna shtesë nga Bharat Biotech përpara se të kryente një vlerësim përfundimtar për përdorimin global të vaksinës, raporton abcnews.al

Swiss Digital Desktop Reklama

Covaxin u rishikua gjithashtu nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të Imunizimit të OBSH-së, i cili rekomandoi përdorimin e tij në dy doza, me një interval prej katër javësh, në të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Covaxin është vaksina e shtatë që ka marrë miratimin e OBSH-së pas dy vaksinave të mRNA nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, vaksinave vektoriale adenovirus të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe vaksinave të të Kinës nga Sinovac Biotech dhe Sinopharm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?