OBSH: Përgatituni që tani për pandeminë e ardhshme

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom, u bëri thirrje vendeve që të zbatojnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme.

Duke iu drejtuar asamblesë vjetore të OBSH- së në Gjenevë, Adhanom tha se tani është koha për të shpejtuar negociatat që synojnë parandalimin e pandemisë së ardhshme.

“Ne nuk mund ta shtyjmë atë”, tha ai, duke paralajmëruar se pandemia e ardhshme “do të trokasë në derë. Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur?”, tha ai.

SHKARKO APP