OBSH: Sëmundjet e patrajtuara mund të vrasin më shumë sesa sulmet në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se vdekjet nga sëmundjet e patrajtuara mund të tejkalojnë vdekjet nga bombardimet në Gaza.

Një vlerësim i OBSH-së  gjeti diarre dhe infeksione të frymëmarrjes të përhapura tek fëmijët dhe foshnjat, dhe asnjë trajtim.

Pacientët me sëmundje kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës ose diabeti gjithashtu nuk po marrin trajtim.

Ndërkohë, ekipi i UNICEF-it në Gazën veriore po paralajmëron gjithashtu për lëndime katastrofike të luftës, duke parë fëmijë me “plagë të tmerrshme” të shtrirë në parkingje dhe kopshte.

Agjencitë e ndihmës që përsërisin se rifillimi i luftimeve duhet të jetë i paimagjinueshëm, duke bërë thirrje përsëri për një armëpushim të përhershëm.

 

SHKARKO APP