OBSH: Shenja inkurajuese në Europë për luftën kundër koronavirusit. Mjekët italianë janë heronj

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se ka “shenja inkurajuese” në Europë në luftën kundër koronavirusit Sars-CoV-2.

“Megjithëse situata mbetet shumë serioze, ne kemi filluar të shohim shenja inkurajuese,” tha Hans Kluge, drejtori i seksionit europian i Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Në Itali numri i rasteve është ulur paksa, por është shumë herët të thuhet se pandemia ka arritur kulmin”, shtoi Kluge.

Swiss Digital Desktop Reklama

OBSH vlerëson punën e mjekëve italianë

Swiss Digital Mobile Reklama

Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së i programit të emergjencës EMS, shprehu admirim për mjekët italianë dhe i quajti ata heronj. Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, nga ana tjetër vlerësoi angazhimin e bërë nga qeveria dhe qytetarët, duke theksuar se “Italia po bën gjithçka që është e mundur për të kufizuar përhapjen e koronavirusit”.

Ghebreyesus tha se masat parandaluese të paraqitura në vende të ndryshme janë të dobishme në kufizimin e përhapjes së koronavirusit, por vetëm ato nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar pandeminë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?