OBSH: Vdesin nga kanceri më shumë ata që janë të varfër

Nëse jeni i varfër, ka më shumë të ngjarë të sëmureni dhe të vdisni nga kanceri. Një hipotezë e cila, edhe nëse deri tani mund të supozohej lehtësisht, është bërë pohim autorizues edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit. Në Ditën Botërore të Kancerit, OBSH ka deklaruar se në 20 vitet e ardhshme, rastet e patologjive të kancerit do të rriten më shumë se 80% në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. André Ilbawi, menaxher teknik i OBSH për kontrollin e kancerit, ka treguar situatën përmes numrave.

“1 në 5 persona do të zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre dhe ky është dhe do të jetë shkaku i vdekjes për rreth dhjetë milion njerëz në vit, domethënë një vdekje në gjashtë”. Në këtë kontekst, OBSH i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të adresojë dhe zgjidhë “pabarazitë e papranueshme”, siç i përcakton ato OBSH.

Cary Adams, delegat i Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit thotë se “Ne jetojmë në një botë me pabarazi të mëdha. Për fat të keq, nëse jemi në një vend me të ardhura të ulëta ose të mesme ka më pak shanse për të shmangur kancerin”. Bashkimi Europian ka përpiluar një “Plan Veprimi” i financuar me 100 miliardë euro për kërkime dhe inovacione në luftën kundër kancerit.

SHKARKO APP