OKB: 10 milionë njerëz në botë janë pa shtetësi
Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët, Antonio Guterres, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Zyrën e OKB-së në Gjenevë duke folur rreth raportit të “Dhënies fund pa-shtetësisë për 10 vjet” tha se ata kanë për qëllim të zgjidhin problemin e miliona personave të cilët nuk kanë shtetësi të ndonjë vendi duke filluar një fushatë globale dhe zgjidhjen e problemit për 10 vjet. Guterres tha se: “Në botë janë 10 milionë njerëz që nuk kanë shtetësi”.
– Mjanmar kryeson listën
Shteti Mjanmar gjendet në fillim të listës. Në krye të listës pa-shtetësi në vend gjenden myslimanët Rohingya. Guterres ka theksuar se në Mjanmar më tepër se 1 milionë persona për arsye etnike dhe fetare nuk kanë shtetësi. Pas Mjanmar sipas gjenden Bregu i Fildishtë, Tailanda, Lituania, Estonia dhe Republika Domenikane. Sipas raportit në 10 vitet e fundit 4 milionë persona të cilët nuk kanë pasur shtetësi kanë fituar të drejtën e shtetësisë.
-Siri
Sipas të dhënave të OKB-së, në vendet fqinje me Sirinë gjenden me tepër se 3 milionë refugjatë sirianë dhe brenda Sirisë janë 6.5 milionë që janë shpërngulur nga vendet e tyre.
Guterres duke theksuar se problemi i personave pa shtetësi në Irak dhe Siri mund të rritet tha se: “Shumë refugjatë sirianë janë përballë me rrezikun e pashtetësisë”. Guterres gjithashtu ka theksuar se: “Në kampet e refugjatëve sirianë kanë lindur më shumë se 50 mijë fëmijë, ku dhe shumica e tyre janë regjistruar si sirianë, por fëmijët që nuk kanë certifikatë lindjeje në vitet e ardhshme do të kenë probleme në lidhje me çështjen e shtetësisë.
Guterres në lidhje për mos përfshirjen e palestinezëve në statistikat e “pashtetësisë” tha se “problematika atje është pak e përzier dhe ka një status të veçantë. Zgjidhja e atjeshme, në mënyrë të qartë duhet të jetë një zgjidhje politike. Unë shpresoj që çështja palestineze të zgjidhet”.
– Tatarët e Krimesë
Guterres në lidhje me tatarët e Krimesë u shpreh se ata janë përfshirë në listë dhe shton duke thënë se: “Ka pasur një nismë të madhe më parë që tatarët e Krimesë të marrin të drejtën e shtetësisë dhe shumica e tyre kanë marrë shtetësi në Ukrainë”.
Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i AA nga UNHCR, 266 mijë tatarë të Krimesë në vitet 1940 u dërguan nga Bashkimi Sovjetik në Gjermani, Bullgari, Armeni dhe Greqi dhe pas vitit 1980 ata që u kthyen përsëri në Krime shumica e tyre vazhduan të përdorin shtetësinë e Ukrainës ku edhe sot Ukraina ato që jetojnë në Krime i njeh si shtetas ukrainas. Sipas të dhënave, në janar 2014, nga UNHCR, edhe pse kanë leje qëndrimi të ligjshme në Krime personat që nuk kanë shtetësi janë mbi 450 persona.