OKB: 5 miliardë persona nuk do të kenë qasje në ujë
3.6 miliardë njerëz kishin qasje jo të përshtatshme në ujë për të paktën një muaj në vitin 2018. Deri në vitin 2050, kjo shifër do të rritet në mbi 5 miliardë. Është ky alarmi i ngritur nga Organizata Botërore Meteorologjike, një agjenci e OKB -së, e cila e vlerëson këtë në raportin mbi gjendjen e krizës së ujit në botë.
“Pavarësisht nga disa përparime, 107 vende mbeten larg qëllimit të menaxhimit të burimeve të tyre ujore në mënyrë të qëndrueshme deri në vitin 2030”. Në peizazhin e një klimë globale që ndryshon me shpejtësi, rreziqet e lidhura me ujin mbeten në krye të listës.
“Përmbytjet dhe thatësira janë në rritje për shkak të ndryshimit të klimës. Pritet që numri i njerëzve që vuajnë nga stresi i ujit të rritet në mënyrë dramatike, si për shkak të rritjes së popullsisë ashtu edhe rënies së disponueshmërisë. Menaxhimi, monitorimi , parashikimi dhe paralajmërimi i hershëm janë të fragmentuar dhe të papërshtatshëm, ndërsa përpjekjet financiare globale për klimën janë të pamjaftueshme”, shpjegon OMM.