OKB: Afro 19,000 civilë të vrarë në Irak gjatë 2 viteve
Aktet e tilla janë “sistematike dhe të përhapura, abuzime të së drejtës ndërkombëtare, të të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare, janë si krime të luftës, krime kundër njerëzimit, dhe ndoshta gjenocid”.
Të paktën 18,802 civilë u vranë dhe 36.245 të tjerë janë plagosën në Irak në mes të fillimit të vitit 2014 deri në 2015. Ku në 31 tetor të vitit të kaluar forcat irakiane luftuan Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (ISIS), sipas një raporti të OKB-së të publikuar ditën e sotme.
Raporti dokumenton një gamë të gjerë të abuzimeve të të drejtave të njeriut, duke përfshirë rekrutimin nga ISIS dhe janë rreth 3500 njerëzve që kanë qenë pjesë e një skllavëri, kryesisht gra dhe fëmijë e këto vinin nga pakicat fetare. Në verën e vitit 2014 edhe skllavëria seksuale ishte një fenomen i rëndë. 800 deri në 900 fëmijë u rrëmbyen nga qyteti i dytë më i madh i Irakut, Mosuli, për trajnime fetare dhe ushtarake. Raporti shpreh se një numër i fëmijëve, janë vrarë nga ISIS, kur ata u përpoqën tu largoheshin luftimeve në provincën perëndimore në Anbar.
Raporti e përkufizon numrin e civilëve të vrarë në Irak “tronditës”. Ai gjithashtu detajoi metodat e ndryshme të ISIS për të vrarë armiqtë, duke përfshirë prerjen e kokave në publik.
Forcat irakiane kanë përparuar kundër ISIS në disa fronte në muajt e fundit. Por, i dërguari i OKB Jan Kubis tha në një deklaratë se “pavarësisht nga humbjet e tyre të qëndrueshëm për forcat pro-qeveritare, por ISIS vazhdon të vrasë, gjymtojë dhe të zhvendosë civilët dhe të shkaktojnë vuajtje të pa llogaritura”. Shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së Zeid Raad al-Hussein ka thënë se numri i civilëve të vrarë mund të jetë dukshëm edhe më i lartë. “Edhe shifrat e turpshme të viktimave nuk arrijnë të reflektojnë saktësisht se si tmerrësisht civilë janë duke vuajtur në Irak,” tha ai në një deklaratë.
Burimi: Hurriyet Daily News
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

