OKB-ja kërkon të rikthejë në Siri 450 mijë refugjatë

Kombet e Bashkuara janë shprehur gjatë ditës së sotme se ajo është duke kërkuar për të ri-vendosur më shumë se 450.000 refugjatë sirianë, një e dhjeta e atyre tashmë në vendet fqinje, deri në fund të vitit 2018, por pranoi se ishte ndeshur me frikën e përhapur dhe politizimin e çështjes.

Një konferencë e nivelit Ministror do mbahet në Gjenevë më 30 mars me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm KB-ra, Ban Ki-mun dhe Komisionarit të Lartë KB-ra për Refugjatër Filippo Grandi.

Nuk dihet se cili do të jetë përfundimi i këtij takimi ministror por epigjenda e vetme mbetet zgjidhja në të mirë të refugjatëve dhe të jetëve të tyre, të ri-angazhimit në shoqëri dhe ri-anëtarësimin e tyre në institucione mësimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Konteksti ndërkombëtar jemi ne dhe askush nuk është naiv në lidhje me atë.  Ne e dimë shumë mirë që kemi të bëjmë me një situatë komplekse, duke rritur frikën në shumë vende, duke rritur politizimin e çështjeve të refugjatëve, për zhvendosjes dhe kërkimin azil ndaj tyre. Kjo është një gjë e vështirë”, tha zëdhënësi i UNHCR-së Adrian Edwards në një konferencë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, trupat e regjimit sirian janë të mbyllur në luftime të rënda me Shtetin Islamik të Irakut dhe Levant (ISIS) në Sirinë qendrore.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?