Oksfordi nxjerr vaksinën revolucionare kundër kancerit
Vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kancerit. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Univeristeti i Oksfordit.
E kombinuar me terapi të tjera ekzistuese, kjo vaksinë nxit sistemin imunitar të njeriut qe luftojë sëmundjen. Së bashku, ato kanë qenë në gjendje të tkurrin ndjeshëm tumoret tek minjtë, e të përmirësojnë shumë shanset e mbijetesës.
Eksperimenti i parë mbi njerëzit do të përfshijë 80 pacientë me qeliza kanceroze në mushkëri- një prej llojeve më të përhapura dhe më të rënda te kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin diagnostikohen 47.000 persona çdo vit.
Professor Adrian Hill, drejtor i Universitetit Jenner pranë këtij Universiteti tha se “vaksina e re ka potencialin ta ndryshojë rrënjësisht trajtimin kundër kësaj semundjeje”.