Olimpiada, reagon Selia e Shenjtë: Disa skena, fyese për të gjithë besimtarët

Trishtim dhe keqardhje shprehet nga Selia Shenjte në një deklaratë lidhur me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit, më 26 korrik. Fyerje për të krishterët dhe besimtarët e tjerë
“Selia e Shenjtë – lexojmë në tekst – u trishtua nga disa skena të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, në Paris, ndaj nuk mund të mos bashkojë zërin me zërat e tjerë, që u dëgjuan ditët e fundit për të dënuar fyerjen shkaktuar shumë të krishterëve dhe besimtarëve të feve të tjera”.
I nevojshëm, respekti për të tjerët
“Në një ngjarje prestigjioze, në të cilën mbarë bota bashkohet rreth vlerave të përbashkëta – vazhdon deklarata – nuk duhet të ketë aludime që tallen me besimet fetare të shumë njerëzve”.
Në përfundim, Selia e Shenjtë thekson se “liria e shprehjes, e cila padyshim nuk vihet në diskutim, e ka kufirin në respektin ndaj të tjerëve”.
R. SH. – Vatikan

SHKARKO APP