Omicron është më pak i rëndë në Afrikën e Jugut

Disa të dhëna të mbledhura në Afrikën e Jugut rreth infektimeve me variantin Omicron të koronavirusit tregojnë se virusi në këtë vend ka shkaktuar sëmundshmëri të ulët.

“Në Afrikën e Jugut, kjo është epidemiologjia: Omicron është duke u sjellë në një mënyrë më pak të rëndë,” tha Prof. Cheryl Cohen, nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet Ngjitëse, dhe një nga autorët e studimit.

Shkencëtarët, megjithatë shtojnë se nuk dihet ende se përse sëmundshmëria në këtë vend është më pak e rëndë dhe se në vende të tjera situata mund të mos jetë e njëjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Afrikën e Jugut mosha mesatare është 27.6 vjeç në krahasim për shembull me Britaninë e Madhe ku është 40.5 dhe Italinë e goditur rëndë nga vala e parë e pandemisë ku mosha mesatare është 47.3.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?