FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Orbán dorëzon mandatin pas humbjes në zgjedhje: ‘Vendi i përket partisë’!

Kryeministri në largim i Hungaria, Viktor Orbán, ka njoftuar dorëzimin e mandatit të deputetit në Parlament, pas humbjes në zgjedhjet e fundit, duke i dhënë fund një periudhe 16-vjeçare në pushtet.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Orbán u shpreh se mandati i fituar si kryetar i listës së aleancës Fidesz-KDNP i përket në thelb forcës politike dhe jo atij personalisht.

“Duke qenë se vendi që fitova si kreu i listës është një mandat për partinë, vendosa ta dorëzoj atë. Në këtë moment, më shumë se për parlament, kam nevojë të angazhohem në riorganizimin e kampit tonë politik,” u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i tij vjen pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dy javë më parë, të cilat shënuan një kthesë të rëndësishme në skenën politike hungareze pas më shumë se një dekade e gjysmë dominim nga Orbán dhe aleatët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi se fokusi i tij do të jetë tashmë në ristrukturimin e forcës politike dhe në rikthimin e mbështetjes elektorale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?