FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Orgji dhe video pornografike në kishë, nën hetim prifti tutor

Një prift Italian është nën hetim pasi dyshohet se organizonte orgji në famullinë e tij me 15 gra, të cilat i shfrytëzonte edhe për qëllim prostitucioni. Ati katolik, Andrea Cotin, punon në qytetin e Padovas dhe është vendosur nën shënjestër të policisë pasi nxjerr para në mënyrë imorale dhe ushtron dhunë psikologjike mbi personat që shfrytëzon seksualisht.

Një numër i konsiderueshëm lodrash seksi dhe videosh që provojnë orgjitë që bëhen në kishën e San Lazzaro-s janë konfiskuar pas ankesave nga tre gra që frekuentonin kishën.
48-vjeçari mendohet se ka fshehur videot pornografike në shtëpi, në kapakë që mbajnë emrat e papave të ndryshëm. Ai akuzohet se ka gjetur disa nga personat pjesëmarrës në orgji në website ku shkëmbehen burra dhe gra për seks, raporton The Times.

Ankesat i janë bërë fillimisht peshkopit lokal verën e kaluar, por autoritetet e kishës nuk proçeduan më tej, me justifikimin se ‘nuk kishin përfunduar ende hetimet e tyre’.

Një 49-vjeçare, që pranon se ka patur marrëdhënie seksuale me Atin Contin, tha për ‘Il Mattino di Padova’: “Shumë gra qëndronin në pritje të tij. Nuk e kuptoja në fillim, vetëm më vonë.” Prifti raportohet se është në Kroaci me familjen e tij dhe ende nuk është arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku i qytetit, Paolo Tonin tha se ata po përpiqen ta mbrojnë nga zhurma e madhe e kësaj historie, që ka kaluar kufijtë e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?