Orhan Pamuk del kundër Erdoganit

Nobelisti i letërsisë turke, Orhan Pamuk ka mbështetur një shkrimtar i cili u paraqit sot para gjykatës me akuzën për fyerje ndaj presidentit Erdogan, i cili i ka shtuar së tepërmi ndjekjet penale ndaj rasteve të tilla, që prej emërimit të tij në krye të shtetit.

Murat Belge, 73 vjeç, rrezikon të dënohet deri në katër vite burg për një botim të publikuar nga e përditshmja “Taraf” në shtatorin e vitit 2015 në të cilën ai aludonte se presidenti turk kishte rindezur verën e kaluar konfliktin kurd për qëllime elektorale.

“Ky proces përkon me Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo e fundit ka shënuar një hap prapa në Turqi nën drejtimin e Erdoganit”, shprehen të alarmuara disa OJQ.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë shkruaj prej 40 apo 50 vitesh. Është hera e parë që po përballem me një pretendim për fyerje”, u shpreh me keqardhje Belge, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam bërë anëtar i një prej rretheve më të frekuentuara në Turqi. Grupimi i personave që ofendojnë Erdoganin”, ironizoi ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?