Orteku ua kthen pushimet dimërore në makth, shpëtohet pas 18 orëve nën borë e mitura: Mendova se do vdisja atje

Një 12-vjeçare në Kashmir të Pakistanit është gjetur e gjallë, pas 18 orëve kërkime, pasi dhoma ku ajo rrinte u godit nga orteku i borës.

Samina Bibi, e cila humbi babain bërtiti për ndihmë, derisa shërbimet e grupeve të shpëtimit e identifikuan dhe i erdhën në ndihmë.

Numri i personave të vdekur nga orteku që goditi Luginën Nilam në Pakistan, në Himalaje, i ka marrë jetën 74 personave, sipas zyrtarëve pakistanezë, ndërsa grupet e shpëtimit vijojnë kërkimet për trupa të tjerë.

“Mendova se do të vdisja atje,” i tha ajo Reuters nga spitali në Muzaffarabad ku ajo u transportua sapo u shpëtua.

Për nënën e Saminës, Shahnaz Bibi, e cila humbi një djalë dhe një vajzë tjetër, shpëtimi i 12-vjeçares ishte një mrekulli.

Pasi u tërhoq nga dëbora, Shahnaz tha se ajo dhe vëllai i saj Irshad Ahmad kishin humbur të gjitha shpresat për të gjetur Saminan të gjallë.

Samina dhe familja e saj kishin shkuar përn pushime dhe ishin mbledhur rreth zjarrit që kishin ndezur në shtëpinë e pushimit kur stuhia e borës përfshiu zonën.

SHKARKO APP