”Oscar”? Le t’i quajmë çmimet “Ana”

E emocionuar dukshëm por nuk e ka humbur sensin e humorit dhe ka bërë shaka në skenë. Lina Vertmuller, ka marrë cmimin Oskar për karrierën në los angelos në ceremoninë e Governors Award të akademisë. Për ta festuar në skenë, bashkë me të ishin Isabela Roselini dhe Sofia Loren. “Duhet të ndryshojmë emrin e kësaj statuje. Përse ta quajmë Oskar? Le ti japim një emër gruaje, ta quajmë Anna”,thotë Lina Vertmuller.

Një tjetër statujë nderi mori edhe regjisori amerikan David Lynch, i famshëm për filmat si Dune, ‘The Elephant Man’ dhe ‘Blue Velvet,’ bashkë me aktoren Geena Davis. Ceremonia e këtij viti ishte e fokusuar tek diversiteti. Ndaj dukshëm, producentet femra të hollivudit, shpalosën planet për barazi gjinore.

Ylli i Thelma dhe Louise, Geena Davis, që si aktore e ka një statujë oskar, u vlerësua në këtë ceremoni për punën e saj për nxjerrjen në dritë të mungesës së femrave në industrinë e filmit. Ajo ka themeluar një institut që mbledh të dhëna për barazinë gjinore. Vetë Davis i kërkoi prodhuesve të filmave të rishikojnë projektet e tyre në zhvillim dhe to kthejnë karakteret kryesore apo ata mbështetëse në femra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?