​Osmani në Kanada, përmend tendencat negative të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Kanada, në një ceremoni ka dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin e tyre në kuadër të forcave të NATO-s, gjatë intervenimit në Kosovë, më 1999, si dhe për shërbimin e tyre në Kosovë mbi dy dekada.

Osmani ka vlerësuar lart rolin e forcave paqeruajtëse kanadeze për ndërtimin e një shoqërie të sigurt në periudhën e pasluftës në Kosovë. Sipas saj, krahas ushtrive të kombeve të tjera, ushtarët kanadezë e bën të mundshme lirinë e Kosovës, ndaj populli do t`u jetë përjetë mirënjohës.

Në takim me ministren e mbrojtjes, Anita Anand, presidentja Osmani ka theksuar nevojën për bashkëpunim më sferën e sigurisë, duke përmendur zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, e cila sipas saj po shndërrohet me hapa të sigurt në ushtri moderne, falë koordinimit me partnerët strategjik. Në këtë kontekst, ajo ka përmendur programin e mbrojtjes: MTCP- Programi i Bashkëpunimit në Stërvitje Ushtarake, duke potencuar mundësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentja Osmani, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë i ka vlerësuar shumë të mira dhe të rëndësishme në planin ndërkombëtar e strategjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka falënderuar Kanadanë për mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka theksuar se vendi ynë ka ende nevojë për mbështetjen kanadeze, posaçërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, por edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Osmani ka theksuar tendencat negative të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit, duke potencuar mundësitë për destabilizim edhe nga retorika nxitëse dhe veprimet e shtetit serb.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?