Osmani takon Mitsotakis: Kosova dhe Greqia të intensifikojnë raportet bilaterale

Në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore që po mbahet në Greqi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Osmani ka vlerësuar ngritjen e vazhdueshme të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe takimet e shtuara të liderëve të dy vendeve tona.

“Ekonomia, tregtia e turizmi janë disa nga fushat më të rëndësishme në fokus të bashkëpunimit kosovaro-grek, për të cilat si krerë shtetëror po punojmë bashkërisht që t’i avancojmë, për t’i përafruar edhe më shumë dy popujt tanë dhe bizneset tona”, ka thënë Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?