Pacienti italian me koronavirus te “313” izolohet në burg, avokati kërkon lirimin e tij
Dje njoftuam një rast infektimi me koronavirus në burgun 313 në kryeqytet. Bëhet fjalë për një shtetas Italian për të cilin është kërkuar ekstradimi në Itali.
Lajmi ngjalli panik tek të paraburgosurit e tjerë ndaj dhe ditën e sotme në ambjentet e burgut janë futur specialistë të ISHP të cilët po marrin tampone për të paraburgosurit që dyshojnë se mund të jenë infektuar.
Sipas informacioneve bëhet me dije se shtetasi italian është vendosur në izolim në një dhomë më vete ndërsa avokati i tij ka kërkuar lirimin për shkak të sëmundjes.
Pritet që Gjykata brenda 5 ditësh të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë vendimin nëse do të ndryshojë masën e sigurisë për shtetasin italian i cili ndodhet nën akuzë për trafik narkotikësh.