Paditet TikTok, dyshohet se dërgon të dhënat e përdoruesve në Kinë

Aplikacioni për shpërndarjen e videove TikTok u hodh në gjyq në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dyshimeve se ka transferuar në Kinë “sasi të mëdha” të të dhënave të përdoruesve pa pëlqimin e tyre.

TikTok, i cili mendohet se ka rreth gjysmë miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën, ka thënë më herët se nuk i ruan të dhënat e SHBA-së në serverët e saj kinezë.

Megjithatë padia e ngritur në një gjykatë në Kaliforni pretendon se TikTok “në mënyrë klandestine, ka transferuar sasi të mëdha të të dhënave të përdoruesve”. Sipas padisë, këto të dhëna mund të përdoren për të identifikuar, profilizuar dhe ndjekur përdoruesit në SHBA.

Platforma e cila ka fituar popullaritet në vitet e fundit, kryesisht tek njerëzit nën 20 vjeç,  nuk iu është përgjigjur ende akuzave.

SHKARKO APP