Pak ditë nga “Euro 2016”, Franca e zhytur në protesta

Dymbëdhjetë ditë nga fillimi i Euro2016, ankthi dhe shqetësimet janë në rritje në mesin e profesionistëve të turizmit në Francë, pasi edhe këtë javë është parashikuar sërish një grevë e përgjithshme e mjeteve të transportit.

Protestat bëhen kundër një reforme mbi të drejtën e punësimit, që qeveria socialiste kërkon të përmbushë me çdo kusht pavarësisht mosaprovimit të një pjesë të kabinetit të saj dhe që ka hyrë në muajin e katërt të bllokimit të kësaj reforme.

Manifestime të vazhdueshme, akte dhune në rrugë, bllokime të zonave naftëmbajtëse ose të mjeteve të transportit kanë provokuar alarm mbi pasojat e këtyre protestave sociale për imazhin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Skenat guerilase në qendrën e Parisit, të shpërndara në mbarë botën përforcojnë ndjesinë e frikës dhe refuzim në radhët e turistëve në një kontekst tashmë shoqëruar nga ankthi e paniku”, theksoi drejtuesi i komitetit të turizmit, Frédéric Valletoux.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?