Pakti Shqipëri-Itali, model nga BE për krizën e azilantëve

Prej vitesh BE është përballë krizës për riatdhesimet e emigrantëve të huaj. Për këtë arsye, në Danimarkë u mbajt një takim informal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së, duke diskutuar çështjen e emigracionit. Ministri danez për Emigracionin, Kaare Dybvad Bek, ngriti alarmin për azilkërkuesit me të cilët përballet sistemi evropian. ”Sistemi evropian i azilit është në krizë. Kemi nevojë për zgjidhje inovative”, tha ai.

Një pakt i tillë është ai mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u konsideruar si një model që mund të adoptohet edhe nga shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga opozita dhe institucionet e drejtësisë në Itali, kjo marrëveshje ka tërhequr vëmendjen e shteteve të tjera të BE-së, të cilat e shohin si një nga mundësitë më të mira për të adresuar çështjen e riatdhesimeve.

Franca dhe Gjermania bënë thirrje për ngritjen e qendrave jashtë BE-së për të përpunuar kërkesat për azil dhe për të lehtësuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në Evropë, njësoj siç po bën Italia përmes kampit në Shqipëri. Në këtë drejtim po punon edhe Britania e Madhe, që disa javë më parë i kërkoi edhe Shqipërisë një pakt të tillë, por që u refuzua nga Tirana zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?