Palestinezët largohen në këmbë nga spitali al-Shifa, mes tyre ka dhe të plagosur

Palestinezët po largohen nga spitali al-Shifa në këmbë. Agjencia e lajmeve AFP ka publikuar disa foto nga momenti i largimit të civilëve nga zona që është kthyer tashmë në një “pikë të nxehtë”.

Me qindra persona raportohet të jenë evakuuar nga spitali, i cili ka qenë nën kontrollin e forcave izraelite prej ditësh tashmë.

Në pamje shfaqen burra, gra dhe fëmijë duke ecur mes gërmadhave që kanë zënë rrugën, ndërsa në sfond mund të shihet një buldozer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve, turma, mes të cilëve kishte edhe të sëmurë e të plagosur, ishte nisur për në bregdetin e Gazës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?