Pamje të rënda të torturave në burgjet e Venezuelës

Kundërshtarët e regjimit të Nikolas Maduros në Venezuelë torturohen në burgje. Një video e publikuar së fundmi nga ish-kryeparlamentari europian Antionio Tajani tregon se si ndaj të burgosurve aplikohen tortura çnjerëzore.

Video është xhiruar në qelitë e burgjeve në lindje të Venezuelës ku duken të burgosurit lakuriq, të shtrirë në dysheme duke u goditur nga policët me dërrasa dhe mbi ta janë lëshuar gjela për ti cukitur.

Tajani ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe reagim ndërkombëtar ndaj regjimit venezuelian ndërkohë  rasti ende nuk është konfirmuar nga autoritetet vendase.

Zëri i Amerikës në Spanjë shkruan se hetuesit vendas kanë nisur hetime intensive për këto akte që përbëjnë një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, metoda që aplikoheshin vetëm në Mesjetë.

Torturan a presos en Venezuela

SHKARKO APP