Pamjet që po trondisin botën. Në Kinë trupi i burrit gjendet i vdekur në mes të rrugës

Policia e veshur me rroba speciale është mbledhur dje rreth trupit të një burri që është gjetur i vdekur në rrugët e qytetit kinez Uuahan epiqendra e epidemisë së virusit vdekjeprurës.

Burri ishte rrëzuar dhe pas kësaj ka ndërruar jetë në vend. Ai kishte pasur maskë mbrojtëse, në momentin që u rrëzua dhe ra përtokë. Qyteti me 11 milionë banorë kinez është aktualisht në karantinë shkruajnë mediat e huaja.

Personeli mjekësor, nën masa të rrepta të sigurisë mbështollën trupin me batanije para se policia ta mbulonte me kuti druri. Kjo u bë që kalimtarët të mos shqetësohen nga pamja e rëndë. Ekipet shëndetësore më tej dizinfektuan vendin ku u gjet trupi i pajetë. Mediat lokale thonë se koronavirusi ka bërë që burri të vdesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Dead man lies on an empty street at China's virus ground zero

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?