Pandemia e COVID-19, Austria bën të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve

Qeveria e Austrisë do të rivendosë masën e mbajtjes së maskës brenda dyqaneve dhe në disa vende të tjera të mbyllura. Kjo masë vjen pas rritjes së rasteve me koronavirus

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se veshja e maskave do të bëhet e detyrueshme duke nisur nga e premtja.

“Ne jemi duke parë një rritje të numrave të të infektuarve në Austri “, u tha Kurz gazetarëve.
Në këtë vend të Bashkimit Evropian aktualisht është e detyrueshme mbajtja e maskës në transport publik dhe në farmaci.

Deri më tani në Austri janë raportuar rreth 20,000 raste me COVID-19 dhe 710 vdekje.

SHKARKO APP