FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pandemia e Covid-19, vë në rrezik mbajtjen e zgjedhjeve në Bullgari

Në mars të vitit 2021, në Bullgari duhet të mbahen zgjedhje të përgjithshme, por ka mundësi që të anulohen për dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit. Zëdhënësja e Komisionit Qendror Zgjedhor (ZIK), Tanya Tzaneva u tha gazetarëve se nëse vjen deri te përkeqësimi i situatës lidhur me Covid-19 do të shqyrtohet mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve.

Ajo theksoi se nuk është plotësisht e qartë se si do të votonin qytetarët që janë në karantinë. “Sipas ligjit zgjedhor, nuk është e qartë se si votojnë qytetarët që janë në karantinë. Kemi kohë deri në fund të marsit. Vendimi mund të merret bazuar në situatën me epideminë”, tha Tzaneva.

Në Bullgari, me një popullsi prej rreth 6.8 milionë banorë, 2.206 raste të reja janë raportuar në 24 orët e fundit ndërsa 159 persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë, janë shënuar 4.347 viktima dhe 151.913 raste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?